Një ushtarak Rus ka qëlluar për vdekje tetë shokë të tij ushtarakë dhe ka plagosur rëndë dy të tjerë në një bazë ushtarake në Lindjen e Largët të vendit, thanë zyrtarët.

Ushtari i thjeshtë, Ramil Shamsutdinov – i cili tashmë është ndaluar-  mund të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, thanë ata.

Të shtënat me armë zjarri ndodhën në repartin ushtarak No. 54160 në fshatin Gorny, jo larg nga qyteti Chita, ditën e Premte në mbrëmje, sipas BBC.

Një hetim për vrasje ka nisur në vendin e ngjarjes.

Veritas.com.al/