Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi, ka pohuar se dëshmitari ‘X’ i PD, Albert Veliu i njohur si ‘Babale’, ka kërkuar azil politik në vendin fqinj. Ministri Gashi ka theksuar se Kosova po kryen të gjitha procedurat përkatëse për kërkesën e ‘Babales’.

Sipas tij, Kosova është e detyruar të zbatojë Konventën Ndërkombëtare.

Gashi i bëri këto deklarata gjatë një vizite në pikën kufitare në Morinë dhe Shishtavez, ku ministri shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Vizita e parë e dy zyrtarëve do të realizohet në Morinë, ndërsa më pas ata do të vizitojnë pikën e kalimit në Shishtavec.

Veritas.com.al/