Koment/
Vendi arrin 22,000 të vdekur ndërsa Trump bën thirrje për dorëheqjen e Anthony Faucit, një imunolog konsulent qeveritar i cili kritikon faktin që Shtetet e Bashkuara nuk i mbyllën kufijtë muaj më parë
Nicola De Angelis – 13/04/2020 –
Vdekjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga koronavirusi, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, do të arrinin në 22.020 nga 555,313 raste të pozitivitetit.
Një fakt që shqetëson, veçanërisht sepse ka pasur 1.514 vdekje në 24 orët e fundit, një betejë që duket se po i ve Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gjunjë. Fakti alarmues është se ka një person të vdekur çdo minutë.
Donald Trump ka vendosur të tweetojë dhe kritikojë punën e Anthony Faucit, imunolog me origjinë italiane të cilin qeveria amerikane e ka punësuar si një super ekspert për sëmundjet infektive. Fauci kohë më parë kishte thënë se politikanët duhet të dëgjojnë ekspertët mjekë kur ata vetë po kërkonin me zë të lartë për të mbyllur vendin, kjo me siguri do të shpëtonte shumë jetë. Presidenti pastaj rimori një tweetim nga DeAnna Lorrene, një ish- Republikane,kandidate për kongresin,qe thoshte: “Tani Fauci thotë se Trump duhet ta kishte dëgjuar atë dhe ekipin e tij për të menaxhuar problemin. Mjeku ekspert nuk e kujton se më 29 shkurt ai thoshte se nuk kishte asgjë për tu shqetësuar? ” Ish kandidatja ka leshuar më pas një hashtag: Koha për të #pushuarFaucin, ose “eshtë koha për të pushuar Faucin”.
Epidemia e koronavirusit kapërcen zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, në 3 nëntor në të vërtetë Amerikanët do të thirren për të zgjedhur presidentin e tyre që do të zgjidhet midis Donald Trump dhe Joe Biden që pritet të konfirmohet nga konventa Demokratike. Kritika më e madhe që bën Biden, përmes faqeve të New York Times, është se qeveria nuk ka garantuar pajisje të mjaftueshme mjekësore dhe vetë kandidati i ardhshëm kerkon me zë të lartë: “Që ekonomia të rifillojë përsëri sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk është e mundur që akoma mendohet se situata ekonomike dhe shëndetësore duhet të jenë të ndara “.
Prandaj Trump u përgjigj me një tweet, duke akuzuar gazetën se po bënte propagandë mbi falsitete
Historia e @nytimes është një Fake, ashtu si vetë gazeta. U kritikova për lëvizje shumë të shpejtë kur lëshova Ban-in ndaj Kinës, shumë kohë përpara se shumica e të tjerëve të donin ta bënin këtë. @SecAzar nuk më tha asgjë deri vonë, dhe memo e Peter Navarros ishte njësoj si Ban-i (shiko deklaratat e tij). Fake News!
– Donald J. Trump (@realDonaldTrump) 13 Prill 2020
“Historia e New York Times është false, siç është dhe gazeta. Ata më thanë që lëviza shumë shpejt kur mbylla kufijtë me Kinën, shumë kohë përpara se të tjerët ta donin atë.” Bideni do të duhet të konfirmohet nga konfirmimi i Demokratëve që do duhet ose jo të aprovojnë kandidaturën e tij, lexohet në HuffPost kur e gjithë emergjenca e koronavirusit të mbarojë.
VERITAS.COM.AL