Frrok Çupi/

Sapo kaloi mëngjesi, kur pritej që kryetari i PD plus të tijtë në krimin e ‘pandehur’ dmth., të dyshuar, të përgjigjeshin para prokurorëve, bash në këtë moment në media dhe në shtet shfaqet fantazma e një vrasjeje. Sipas lajmeve ‘do të vritej Lulzim Basha’, kryetar i PD. Skema e krimit ishte perceptuar si një antenë saç që do të kthehej nga krimi i vërtetë në një krim imagjinar; ose një antenë që do ta hiqte vëmendjen nga i pandehuri në krim drejt të njëjtit person që është ‘hero’ që po vritet për popull. Komike, jo tragjikomike!

Lajmdhënësit shpikën ‘krimin e mirë’ për të mbuluar akuzën e rëndë penale mbi ‘pastrim parash’ nga kryetari i PD, Basha, që ka në thelb favorizimet ruse në balancë me Amerikën. Basha pandehet se ka marrë rreth 1 milionë dollarë nga Rusia për lobin në Amerikë, me dy qëllime: I pari që të manipulojë zgjedhjet në Shqipëri; dhe, i dyti që të hedhë baltë mbi presidentin Trump të Shteteve të Bashkuara, duke e ngarkuar me ‘prova’ mbi akuzat e lidhjeve me Rusinë. Krimi i pandehur, nëse hetohet si i tillë, e fundos Bashën dhe partinë e tij familjare në greminat e historisë. Kjo është arsyeja që Basha dhe kompani shpikin ‘vrasjen Basha’. Por mbi ç’prova?

Prova është aq qesharake sa ç’është vetë mitomania e Bashës: Ministri i Brendshëm- sipas bodyguardit të Bashës- ka ‘informacione të tërthorta’ mbi një plan për vrasjen e Bashës. Në mënyrë kaq të ‘tërthortë’ e merr vesh edhe presidenti Meta- një aleat kaosi me Bashën, dhe brenda një minute thërret shefin e Policisë Sekrete të Shtetit si dhe shefin e Gardës Kombëtare… Pse? Për të ndaluar vrasjen e Bashës?… Jo, nuk mund të ndalohet një gjë që nuk ekziston…. Por për të përhapur më shumë sinjalin se ‘po na vrasin Bashën!’.

Kujt i lëshohet ky sinjal?

Meta- Basha e bëjnë me qëllim që ta lëshojnë sinjalin për situatën e vendit dhe mbi përplasjen mes fuqive botërore.

Për situatën e brendshme:

Presidenti Meta, në prag të shkarkimit, do t’i bëje presion prokurorisë që të ‘mos hetojë Bashën’ ndryshe vjen një… vrasje. Para dy muajsh dha lajmin se vetë Meta do të vritet (vetëvritet),  por më vonë u ndanë rolet: kësaj here kanë shpikur ‘vrasjen e Lulit’… Për situatën e brendshme ky lëshon sinjale edhe për ‘ushtarët e vdekjes’ së PD- LSI që do të sulmojnë me molotovë dhe armë të tjera në protestën e datës 21. Me siguri këta presin vrasje atë ditë.

Për situatën e konfliktit Perëndim- Lindje:

Duke ‘vrarë’ Bashën, kompania e dhunës mendon se do të luajë një lojë ‘smart’ mes Perëndimit dhe Rusisë. Në njërën anë i lëshojnë sinjal Moskës se ‘po të vrasin heroin tënd’…, nga ana tjetër kërcënojnë Amerikë- Evropë, se po nuk na fute në Pazar ‘ta vramë Bashën.

PD-LSI, si grupime të dhunshme dhe terrori që manifestojnë përditë, kanë një histori të tërë vrasjesh brenda për brenda. Vrasjet më kulmore janë dy kryetarët e Partisë Demokratike: Azem Hajdari dhe Sokol Olldashi. Sokol Olldashi ishte konkurrent i Bashës, dhe do të ishte kryetar sikur të mos bëhej kurban për karrierën e Bashës.

PD- LSI ka plagë të vjetra, që i hap herë pas herë. Edhe tani, në momentin kur kanë hapur hendekun anti- kombëtar të dilemave ‘Perëndim apo Rus!’, gjëja e parë që iu vjen ën mendje është ‘vrasja e liderit’. Zjarri i ferrit është shumë i madh…

Veritas.com.al/