US cases of coronavirus expected to 'increase dramatically' White House official warns

New York Post

Facebook

Njerëzit me grupin e gjakut A mund të jenë më të prekshëm ndaj koronavirusit, ndërsa ata me gjak të tipit O mund të jenë më rezistentë, sipas një studimi të ri paraprak nga Kina.

Studiuesit që studiojnë COVID-19 në epiqendrën e tij të shpërthimit, Wuhan, dhe qytetin e Shenzhen zbuluan se përqindja e pacientëve të tipit A edhe të infektuar edhe të vdekur nga sëmundja ështe “dukshëm” më e lartë se ata me të njëjtin grup gjaku në publikun në pergjithesi.

Pacientët e tipit O, ndërkohë, përbëjnë një pjesë më të vogël si të të infektuarve ashtu edhe të vdekurve nga virusi.

“Njerëzit me grup gjaku A mund të kenë nevojë veçanërisht për mbrojtje personale të perforcuar për të zvogëluar mundësinë e infeksionit,” shkruajtën studiuesit në Centre for Evidence-Based and Translational Medicine, me qendër ne Wuhan.

Megjithëse ekipi, i udhëhequr nga Wang Xinghuan,e quajti studimin si “paraprak”, me shumë punë që nevojitet të bëhet për të zhvilluar gjetjet konkrete.

Studimi, i publikuar në Medrxiv.org, krahasoi tipet e gjakut të 2,173 rasteve të konfirmuara me koronavirus në Wuhan dhe Shenzhen me më shumë se 3,694 banorë të shëndetshëm në zonën e Wuhanit.

Ndërsa 31.16 përqind e banorëve të Wuhanit kishin gjak me grup A, 37.75 përqind e pacientëve të anketuar me koronavirus në spitalin lokal Wuhan Jinyintan ishin të të njëjtit grup gjaku.

Dhe nga e njëjti mostër e rasteve të koronavirusit në spital, 25.8 përqind kishin gjak të tipit O, krahasuar me 33.84 përqind në popullatën e përgjithshme.

Studimi gjithashtu ekzaminoi 206 pacientë që vdiqën nga virusi, duke gjetur se 85 viktima, ose 41.26 përqind, kishin gjak tip A. Vetëm 52 nga te vdekurit, ose rreth një e katerta , kishin Tipin O.

Shkencëtarët që nuk janë përfshirë me studimin i thanë South China Morning Post se një madhësi shumë më e madhe e mostrës ishte e nevojshme për të udhëhequr praktikat mjekësore.

“Nëse jeni grupi A, nuk ka nevojë për panik. Nuk do të thotë që do të infektoheni 100 përqind, “tha Gao Yingdai, një studiues në qytetin e Tianjin, për mediat. “Nëse jeni grup O, nuk do të thotë se jeni absolutisht i sigurt. Ju ende duhet të lani duart dhe të ndiqni udhëzimet e dhëna nga autoritetet. ”

Ka më shumë se 196,000 raste të COVID-19 në të gjithë globin, si dhe më shumë se 7.800 vdekje të lidhura me të.

 VERITAS.COM.AL