Nga Tahar Ben Jelloun/ Le Point/

Putini nuk fjeti mbrëmë. Ai është shumë i shqetësuar, ai madje ka frikë. Nuk është shfaqur në publik kaq i tmerruar është nga votimi i fundit në unanimitet në Kombet e Bashkuara, që do të dërgojnë vëzhgues në Alep. Ai do të  «vëzhgohet» ! I kall datën kjo gjë! Kombet e Bashkuara do të zbulojnë më në fund se çfarë ka bërë. Ai kishte parashikuar gjithçka vetëm këtë lajm të tmerrshëm që e dobëson, që i vë shkopinj nën rrota dhe e pengon të realizojë planin e tij nuk e kish marrë me mend. Ambasadori i tij në OKB, efikasiteti i të cilit është legjendar, nuk guxoi t’i kundërvihej të gjithë atyre vendeve që kërkuan t’u vihej në ndihmë banorëve të Alepit, të shqetësuar ç’prej kohësh nga zhurma e avionëve rusë që fluturojnë në rajon.

Ai u mor vesh dje me mikun e tij Bachar el Asadin për të vendosur se çfarë politike duhet parashikuar me këtë rast. A duhet hequr dorë nga përfundimi i punës së nisur apo të shtyhet derisa të largohen apo derisa të mësohen me pejsazhin e rrënuar këta vëzhguesit?

Putini është i ndjeshëm. Kjo nuk duket, sepse ai është i turpshëm, flet pak dhe i shtyp ndjenjat e tij. Madje ai as nuk pi për shkak të kësaj ndjesie turpi të sëmurë dhe kësaj ndjenje fajësie që e mundon sa herë që është i detyruar të dënojë një funksionar të keq apo një aleat neglizhent.

Putini është një njeri delikat.

Asgjë që ka lidhje me njerëzimin në botë nuk është e huaj për të. Ai merret me sport për ta kapërcyer këtë ndjeshmëri që është një handikap në politikë e aftësisë së kufizuar.

Putini është njerëzor, tepër njerëzor. Asgjë që ka lidhje me njerëzimin në botë nuk është e huaj për të. Ai merret me sport për ta kapërcyer këtë ndjeshmëri që është një handikap në politikë. Kur u jep urdhër pilotëve të tij të bombardojnë një qytet si Alepi, për shembull, ai fshihet për të fshirë lotët. E ka mendjen tek ata pilotët e ngratë të detyruar të shkojnë deri në Siri për të hedhur bomba mbi një popullsi ndërkohë që flenë. Po, ai e ka vendosur, për të mos I trembur fëmijët, ta bëjë këtë punë natën. Ata vdesin në gjumë sikur të ishin duke parë një ëndërr të llahtarshme. Ata nuk I shohin ato veglat e mëdha që bien dhe shkatërrojnë gjithçka.

Putin është një njeri delikat. Ai nuk i ka qejf rënkimet as sharjet. Tani, me vëzhguesit, ai ndjehet si i zënë me dorën në torbë. Ai nuk e do këtë. Kur zemërohet, ai zhduket në malet e vendit të tij dhe mediton. Ai i adhuron këto çaste kur meditimi i bën mirë dhe i hap portat në itemperamentin  e padepërtueshme e disa politikanëve.

Putini ka sensin e miqësisë dhe të vëllazërisë. Ai e ka konsideruar tërë kohën Basharin si mikun dhe vëllain e tij të vogël. Që nga marsi 2011, Bashari i vogël ka ca telashe të vogla me ca banditë, ca “terroristë“, thotë ai, që dit-il, që e hanë me staturën e tij,me pushtetin e tij dhe me regjimin e tij të trashëguar nga babai i tij i madhërishëm, Hafez, mjaft i suksesshëm në kallje date (20 000 të vdekur në Hama në 1982 sepse disa shtetas guxuan të mblidheshin për të organizuar opozitën ndaj regjimit).

Të vdekur, duhen ca, por jo tepër.

Putini është një njeri besnik. Ai nuk i lëshon kurrë miqtë. Për këtë arsye shumë krerë shtetesh do të donin të bënin pjesë ndër miqtë e tij. Të paktën, nëse do të sulmoheshin, do të mund të mbështeteshin në ndihmën e tij bujare, në aviacionin e tij efikas, në veton e tij në Këshillin e sigurimit, shkurt, në asistencën e tij sidoqoftë situata.

Putini është një njeri i kthjellët, i qetë, i vendosur. Me një fjalë, cinik. Por kjo është më e pakta për një udhëheqës politik. Por cinizmi i tij është kaq i natyrshëm saqë askush nuk e percepton si një defekt.

Tani që vëzhguesit e OKB-së do të vendosen në Alep, Putini do të bëjë shumë kujdes. Ai do t’u japë urdhra për butësi dhe mirësi pilotëve të tij . Të vdekur, duhen ca, por jo tepër, thjesht aq sa nevojiten për t’i kthyer qytetin Basharit të vogël që rrezikoi të humbiste një nga qytetet më të bukura të vendit të tij. Falë mikut të tij rus, Alepi është sërish nën urdhrat e tij. Sigurisht, ka sidomos gërmadha dhe kufoma, varreza masive dhe hi. Por është ai shefi, big boss-i, fitimtari i madh i kësaj lufte ku mbi katërqindmijë qenie njerëzore u sakrifikuan që familja el Assad të qëndrojë në pushtet dhe të ushtrojë me brutalitet, vrasje, masakra në indiferencën dhe pasivitetin e planetit.

Më shumë se kurrë, Putini është zoti i botës. OKB-ja nuk është akoma në dijeni.

/Veritas.com.al/