Të katër të plagosurit ishin dërguar në spital, por 20 vjeçarja K.H. sapo ka ndërruar jetë.
Aksidenti ka ndodhur në Elbasan, në rrugën nga Cërriku në Gostimë, ku janë përplasur dy vetura ballë përballë, njëra e tipit Ford dhe tjetra e tipit Volkswagen. Shkak- sipas Policisë ka qenë shpejtësia me të cilën lëviznin automjetet.
Fillimisht u raportua se ishin pesë të plaguar e më vonë për katër të plagosur.
Pak kohë më parë njoftohet se 20 vjeçarja me inicialet K.H., nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
/Veritas.com.al/