Kim Jong-un ka thënë se fjalimi ‘i çmendur’ i Presidentit Donald Trump e kanë bindur se ka të drejtë të zhvillojë programin e armatimit bërthamor.

Në një deklaratë personale të pa precedent, përmes medias shtetërore, Kim tha se Donald Trump mund të “paguajë shtrejtë” për këtë fjalim të fundit në Kombet e Bashkuara.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha të Martën se sikur Amerika do të detyrohet të mbrojë veten, atëherë ai do ‘të shkatërrojë plotësisht” Korenë e Veriut.

Trump gjithahstu duke u tallur e quajti Kim Jong-un “njeri raketë ”  në një “mision vetëvrasës”.

Të dy vendet janë angazhuar në një retorikë të nxehtë e në ngritje muajt e fundit.

Koreja e Veriut ka kryer prova të rakketave bërthamore në një shkallë të paprecedentë dhe kreu provën e gjashtë bërthamore pavarësisht nga ndëshkimi ndërkombëtar.

Ministri i Jahtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, i cili e ka krahasuar fjalimin e Donald Trump si “një zë i një qeni që leh”, ka paralajmëruar se Pheniani do të bëjë provbvën e bombës me hidrogjen në Oqeanin PAcifik në përgjigje të kërcënimit të presidentit të Shteteve të bashkuara.

“Ky mund të jetë shpërthimi më i fuqishëm e më i rrrzikshëm i një bombe me Hidrogjen”, tha ministri Ri sipas citimeve nga Agjencia e Koresë së Jugut, Yonhap.

Megjithatë ai shtoi: “Ne nuk  kemi ide çfarë veprimi mund të ndërmerret derisa të nëshohet ordhëri nga lideri Kim Jong-un.”

Veritas.com.al/