Kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi ka folur pas betimit të Arta Vorpsit para Noterit, Miranda Xhemalçe. Ajo shprehet se noterja në fjalë ka bërë detyrën dhe veprimet e saj janë të ligjshme.
Por betimi i saj para noteres a ka të njëjtën vlerë si para Presidentit, për këtë Sadushi nuk zgjodhi ta komentonte, ndërsa tha se kjo duhet të zgjidhet nga ana e institucioneve.
Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat ka pyetur për këtë çështje kryetaren e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi, e cila u shpreh si vijon: ”Noteria ka bëre vetëm detyrën. Çdo qytetar që paraqitet në zyrën e noterit me vullnetin e tij noteri është i detyruar t’i marrë deklarimin. Kjo është e ligjshme. Nëse ky veprim është i barasvlershëm si para presidentit për ketë nuk shprehem dot. Le ta zgjidhin institucionet”-theskoi ajo.
Veritas.com.al/