Macron: Është plotësisht e vërtetë, unë isha ai që pengoi procesin, se po vinim rrotull. Po ndodhte një proces mbledhja u bë në indeferencë të sigurtë, thuhej se do zgjasë edhe shumë, jeni në X kapitull, vendeve të tjera iu premtohej. Pra nuk thonim asgjë, unë thash ky proces nuk funksionon, ky proces duhet të jetë më politik. S’mund të jetë një proces burokratik, ku hapim kapituj dhe të flasim për nene, duhet të ketë një angazhim dhe investim të europianëve. Duhet të nxjerrim të gjitha pasojat që kjo të jetë e prekshme

Para dy vitesh propozova krijimin e Komunitetit politik Europian që të mblidhemi mes të ngjashmish, t’i jepej fund një mekanizmi hipokrit dhe jo efikase, po shkaktonte mëri te vendet fqinje. E kam fjalën për Serbinë, për të cilën kam shumë respekt, që ka hyrë prëj shumë vitesh në këtë process dhe po ecën shumë ngadalë. Dhe ju po e shihni që anëtarësimi në vendet europianë po bën prapa në këto.  Ne që jemi në BE vetë duhet të bëjmë reforma, duhet të jemi të kthjellët. Në këtë frymë dua ta bëjmë këtë transformim, kemi ende shumë për këtë epokë të re ribashkimi, Është një nga sfidat. Vendet që munden duhet të ecin më shpejt. Duhet të mirëmbajme lidhjet me Europën, në vendet tuaj lidhjet janë të jashtëzakonshme.

Data nuk ka kuptim. Kjo shkon bashkë me angazhimin e vendit, bazohet në meritë. Ditën kur një vend të ecë më shpejt të transformohet nga krizat rajonale, ndoshta. Pra data e prerë është kundër kësaj fryme. Ajo cka e provokon procesin është një provokues gjeopolitik i jashtëm.

Mos e nënvlerësoni rëndësinë e rrugës vetë. Dy gjëra janë të rëndësishme: në momentin kur uleni rreth tavolinës, nuk ka më gjyshër e nipër ka vetëm të barabartë. Europa e ka humbur rrugën në luftrat civile, ishte aventure hegjemonish. Askush nuk mund të thotë unë e di. E dyta, Europa është një transferim sovranitetesh që e kemi zgjedhur vetë. Vendosim në mënyrë sovrane, heqim dorë nga disa kompetenca me dëshirën tonë, është një zgjedhje e vështirë, në vendet që kanë jetuar totalitarizëm. Europa është si Moska, kurrë mos e thoni këtë, e keni zgjedhur ju Brukselin në mënyrë sovrane. Kjo rrugë është e rëndësishme, Aventura europiane vendos të transferojmë sovranitet. Duhet të përtypet mirë, është një rrugë që nuk duhet bërë shpejt nëse nuk thuhet e vërteta.

Rama: Kryeministri Edi Rama në konferencën e zhvilluar me presidentin francez Emmanuel Macron tha se e rëndësishme për Shqipërinë është të zhvillojë me kujdes detyrat e shtëpisë sa i përket integrimit.

Rama theksoi se nuk është me rëndësi të kërkohet një ‘korsi preferenciale” lidhur me këtë proces, duke shtuar se gjithçka bëhet me qëllimin për të ndryshuar rrugën e të ardhmes së gjeneratave të tjera.

“Sigurisht që do të duhet pak kohë, që mesazhi shumë i qartë i presidentit mbrëmë dhe sot që është një risi për qasjen ndaj rajonit të thyejë veshin të gjithë atyre që jaën shumë të interesuar për këtë proces, por që janë mësuar ta shohin vetëm në rrugën tradicionale. Të gjithë ne prej shumë vitesh jemi mësuar me idenë se ky proces ështëë një rrugë reformash dhe vlerësimesh nga përfaqësia e Brukselit që përfundon me anëtarësim. Ndërkohë që e vërteta është që cdo ditë e më shumë me një botë që komplikohet del në pah domosdoshmëria e komplomentarizimit të kësaj rruge tradicionale me një rrugë paralele ku vendeve t’u jepen shumë hapësira, ku Bashkimi i Europës të bëhet përditë e më i prekshëm. Nga vetëm pyetja që meqë jemi Europa e Ballkanit të kërkojmë një korsi preferenciale, është një bazë e gabuar. Nuk ka korsi preferenciale në këtë proces, për të arritur BE. Ne duhet të vazhdojmë me frymën e atij amaneti që nga koha e Skëndërbeut, tek Rilindasit tanë e më pas tek njerëzit tanë që në shekuj e kanë dashur Europën si të tyren, kur nuk ekzsitonte fare BE. Unë uroj që presidenti Macron të shtyjë këtë proces. Që ajo që dje në Samit nisi si një rrugë paralele zhvillimi  të zgjerohet. Plani i rritjes është guri i parë , pra vendet që janë në këto procese do të përfitojnë më shumë financime dhe më shumë akses në tregun e përbashkët.

Shqipërisë nuk i intereson një datë, sepse çdo datë që mund të vendoset, do të mbetet një tjetër takim i parealizuar, për mënyrën se si funksionon. Ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur Francën, apo BE, por për të ndryshuar rrugën e të ardhmes së gjeneratave të tjera dhe që ta bëjmë të pakthyeshme Europën në Ballkan. Ndaj na duhet që detyrat e shtëpisë ti bëjmë me përpikmëri, pa kërkuar korsi preferenciale. Duam ta marrim lejen e drejtimit kur te jemi në zotërim të plotë të makinës, por ku Bashkimi i Europës të ndodhë. Nuk të bën të bashkuar fakti që ke të drejtën e votës apo jo në BE.  Këshilli Europian sot më duket si një familje kur gjyshërit fëmijët, prindërit janë në një tavolinë ku të gjithë kanë të drejtë në vendimarrje. Gjithë pjesa e urtë e shtëpisë thotë duam të marrë një vendim, çohet stërnipi dhe thotë jo. Kjo është e mira kur je një vend si Shqipëria që nuk ke barrën të kesh përgjegjësi kaq të mëdha. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë këtu. Nuk është puna tu themi se po nuk ramë dakord ne këta nuk duhet të marrin vendime”, tha Rama