
Kryeministri Edi Rama, në komunikimin live me ndjekësit, foli sërish për drejtësinë, teksa u shpreh se ka probleme cilësore por që sipas të cilit, janë probleme të rritjes në këtë fazë të re. Duke iu përgjigjur një komenti për socialistët të vënë para drejtësisë, Rama tha se ai dhe partia nuk bëjnë avokatin e askujt.
“As me ligj, ligji nuk e lejon që të bëj kontrolle siç i imagjinon ti. As me zakon, por as me logjikë. Dhe mos harro që hetimet e SPAK i solli përpjekja dhe rezultati i përpjekjes time me vetëdije të plotë së bashku me skuadrën time të PS për të bërë reformën në drejtësi, hapur rrugën e pastrimit të sistemit të drejtësisë nga një llum i madh, që ishte mbledhur në fyt të kombit shqiptar për të ndërtuar institucione të reja dhe për të bërë të pamendueshmen, dorëzimin e shpatës së ndëshkimit në duart e drejtësisë. Shpatën e ndëshkimit që e ka ajo zonja e drejtësisë. E ka pasur mbreti, diktatori, këneta dhe e kanë përdorur për të ndëshkuar sipas oreksit të politikës me vullnet të plotë unë luftova dhe ia dola që ta dorëzojmë atë shpatë në duart e drejtësisë. Kur pushteti politik dorëzon shpatën në duart e drejtësisë, i hap rrugë një historie komplet të re dhe vë edhe qafën e vet në dispozicion në rast se shpata kërkon qafën e vet për bëma që janë të ndaluara. Tani ne kemi probleme me cilësinë e drejtësisë, por janë probleme të rritjes.“, u shpreh Rama.
Më tej, kryeministri shtoi PS është në krahun e drejtësisë.
Komente