Pas një inspektimi që zgjati plot një vit për të kuptuar nëse Rusia ka futur hundët në politikën Gjermane, agjencia e inteligjencës federale nuk ka gjetur asnjë të dhënë fushate me origjinë nga Kremlini që të përmbajë informata të rreme.

Gjithsesi, Shërbimi i Inteligjencës Federale Gjermane (BND) dhe Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) shprehu se media Ruse është treguar tepër “armiqësore”, duke pretenduar se shteti në fjalë ka qenë në një “rrugë ballafaqimi” me nivelin ekonomik më të lartë në Europë që në 2016.

“Nuk kemi gjetur as provën më të vogël”, tha shërbimi Gjerman i inteligjencës, pasi shpenzuan rreth një vit duke kërkuar të dhëna që provonin ndërhyrje politike nga Rusia. Nëse do të ishte gjetur ndonjë e dhënë e tillë, ajo do të përdorej nga Gjermania për të paralajmëruar Rusinë që të mos i fuste më hundët në punët e saj në të ardhmen, raporton Süddeutsche Zeitung.

Pa asnjë të dhënë që provon ndërhyrje politike, agjencia e inteligjencës vendosi të mos e publikonte raportin 50-faqësh të shkruar në muaj e muaj kërkime për të shmangur tensionin që mund të krijohet me Moskën.

/Veritas.com.al/