Vetëm në Prekal të Dukagjinit është evndosur një post- blok policie për kontrollin e kalimtarëve. Kalimtarët duhet të dorëzojnë dokumente identifikimi në traun e post-bllokut si dhe të hapin çantat apo mjetet e tjera.

Dukagjini ndodhet në pikën ekstreme veriore që kufizohet me Malin e Zi dhe Kosovën.

Eksperienca e post-blloqeve për kalimtarët në zonat kufitare është huazuar nga periudha e epokës komuniste para vitit 1990. Atëherë kishte kufizime në lëvizjen e qytetarëve dhe kontrolle në postblloqet e Urës së Bahcallëkut Shkodët, Prekal, Kukës, Tropojë, Muzinë- Sarandë, Vlorë, Pustec Korçë etj. E para pikë e tillë praktikhet pas tre dekada në Dukagjin.

Policia është justifikuar se kjo bëhet për shkak se ‘duhet kujdesur për turizmin’, porn ë fakt turizëm ka edhe në Sarandë e Vlorë- veçse jo pika kontrolli policor.

Banorët e zonës prej disa ditësh po protestojnë për vendosjen e kësaj pike kontrolli.

Policia ka deklaruar para protestës së banorëve se kërkon vetëm zbatimin e ligjit dhe postoblloku i vendosur në rrugën e Prekalit, që lidh Shkodren me Dukagjinin është tërësisht i ligjshëm. Kështu ju përgjigj shefi i komisariatit Hamdi Shullani, reagimeve të komunitetit të kësaj zone, që prej disa javësh po përballen me kontrollet e policisë në këtë rrugë. Ai shtoj se postoblloku nuk ka fokus vetëm lëndët narkotike, por edhe mbarëvjatjen e sezonit dhe rritjen e sigurise, pasi turistë të shumtë i drejtohen Alpeve.

Shullani theksoj se nga kontrollet e para të bëra prej Guardia di Finanza nga ajri, nuk ka patur gjetje të parcelave, por ai u kujdes të shtojë se paralelisht fokusi i policisë do të jenë grupet kriminale, pasi tashmë zotërohen skedimet e para dhe do të nisë goditja e tyre.

Kryetarja e bashkisë Shkoder Voltana Ademi, u kujdes të sqarojë edhe problematikën e krijuar me transportin publik dhe marrjen e masave që shqetësimi i ngritur në këtë drejtim të marrë zgjidhje.

Deklaratat i bënë gjatë një takimi në njësinë administrative Ana e Malit, me fokus parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ku Shkodra mbetet një nga qarqet problematike bazuar nga të dhënat e viteve të shkuara.

Veritas.com.al/