Që nga Çadra e protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot n se PD nuk do të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Afati i regjistrimit skadon nesër. Opozita nuk regjistrohet ne zgjedhje fasade”, tha Basha.

Nuk ka për të pasur “zgjedhje te kapura nga krimi”, tha kryetari i PD, ndërsa shtoi se edhe vetë PS do te çlirohet “nga zgjedha e krimit” qe e ka marrë peng.

Basha akuzoi kryeministrin Rama për lidhje me krimin, ndërsa shtoi se ai po tenton të përçajë shqiptarët.

Së shpejti, premtoi ai, do të vijë ‘koha e shpresës’, e Republikës së re, ndërsa kjo periudhë e errët do të marrë fund.

Veritas.com.al/