Marina Argjentinase tha se nuk ka akoma shenja nga nëndetësja që u zhduk para 9 ditësh.
Pas ngjarjes kur u dëgjua një shpërthim që u kap nga veriu ku ishte lokalizuar ARA San Juan, zëdhënësi i kapitenit Enrique Baldi tha se nuk ka më gjurmë të anijes.
“Akoma nuk është gjetur”, tha ai. “Kemi dëshirë të marrim lajme më të mira”, tha.
Më shumë se 12 shtete kanë ofruar ndihmën e tyre ë misione kërkimi për anijen, e cila ka 44 marinarë në bord.
Zoti Baldi tha se kërkimet do të vazhdojnë dhe se ekipet e kërkimit kanë akses në ‘teknologjinë më të mirë”, përmes marinës së Shteteve të Bashkuara.
Disa nga familjarët e marinarëve reaguan me zemërim ndaj lajmeve të Enjten se shpërthimi është zbuluar.
“Na manipuluan! Na gënjyen!”, tha Itatí Leguizamón, burri i të cilës ishte në bord.
Veritas.com.al/