Në Tiranë ka nisur edhe arrestimi i qytetarëve që kërkojnë lirimin e të arrestuarve të Revoltës së Kukësit. Madje mund të ndodhë që edhe pse ndodhesh rastësisht aty pranë, të arrestohesh në vend e askush nuk ta gjen më qelinë…

Policia e Tiranës ka proceduar 8 persona, të cilët po kërkojnë lirimin e të afërmve të tyre të arrestuar në Kukës për protestën në Rrugën e Kombit. Akuza ndaj tyre është organizim proteste të paligjshme, pasi ata kanë bllokuar hyrjen e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Policia i ka spostuar disa herë nga trotuari në rrugë, por ata nuk janë larguar pavarësisht paralajmërimeve.

23 persona nga Kukësi ndodhen të dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës të akuzuar për vandalizëm dhe nesër pritet t’u jepen masat e sigurisë nga Gjykata.

Veritas.com.al/