(FOTO: Presidenti akoma në detyrë, Obama)

Në fjalimin e tij final drejtuar forcave të armatosura, Presidenti Barack Obama u kujtoi trupave se në momentin që Donald Trump do të bëhet president, ushtarakët e kanë për detyrë ta vënë në pikëpyetje autoritetin e tij dhe ta kritikojnë atë. Obama gjithashtu tha se Amendamenti i dytë dhe ngrohja globale mund të jenë përgjegjëse për fenomenin e terrorizmit.

Obama ndodhej përpara ushtarëve në bazën e forcave ajrore MacDill në Tampa të Floridas të martën në 6 dhjetor për të folur rreth “Themelit që do të lëmë për administratën tjetër,” raportoi CNCNews.com

Duke e karakterizuar misionin e ushtrisë si një luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm, Obama insistoi që ushtarakët duhet të ngrihen kundra Trump-it nëse ata e ndjejnë që ai po ndjek politika që konsiderohen të sëmura.

Obama u tha trupave se çdo njeri nga ne ka të drejtën universale për të folur dhe për të kundështuar autoritetin, të jetojë në një shoqëri të hapur dhe të lirë, të kritikojë Presidentin tonë pa pasur pasoja.

Obama insistoi që politika e duhur kundër ekstremizmit të dhunshëm është një politikë afatgjatë.

Në vend që të bëjmë premtime të rreme se ne mund ta eliminojmë terrorizmin duke hedhur më shumë bomba, të zbarkojmë sa më shumë trupa apo ta largojmë sa më shumë vendin tonë nga pjesa tjetër e botës, tha Obama, ne duhet të kemi një pamje më të gjerë mbi kërcënimin e terrorizmit. Duhet të ndjekim një strategji të zgjuar që duhet të jetë e qëndrueshme. Në pjesën e kohës që na ka mbetur më lejoni vetëm të sugjeroj atë që unë mendoj se duhet ta drejtojë këtë qasje “.

Presidenti në ikje vazhdojë të fajësojë terrorizmin të lidhur me amandamentin e Dytë kushtetues dhe ngrohjen globale.

Duke iu adresuar luftës shkatërrimtare në lindjen e mesme, Obama insistoi se ngrohja globale ndikon në një pjesë të madhe të atij konflikti. Ndryshimet në klimë rrisin konkurrencën për ujë dhe ushqim të cilat, pretendon ai, shtyjnë luftën në Siri dhe në vendet aty përreth.

Obama gjithashtu fajësoi Amendamentin e Dytë të Kushtetutës të SHBA-së për “ekstremizmin e dhunshëm” në Shtetet e Bashkuara.

Dikush që  është duke u përpjekur për  të vrarë, gatishmëria për të vrarë është e rrezikshme, sidomos kur ne jetojmë në një vend ku është e shumë e lehtë për një person të blejë një armë shumë të fuqishme “, këmbënguli Obama.

Presidenti i vuri fajin edhe amendamentit të Parë të kushtetutës duke nënkuptuar se ai mendon që fjala e lirë është shumë e hapur për të parandaluar mendjet e ndikuara nga të qenit të deformuara nga ekstremizmi më internet.

/Veritas.com.al/