Presidenti Donald Trump e çmoi shumë votën e Kongresit për zëvendësimin e ‘Obamacare’ dje, e Enjte. Ai priti në Shtëpinë e Bardhë Republikanët e Kongresit të cilët erdhën të njoftojnë presidentin mbi fitoren e tyre.
Trump foli se si udhëtoi në gjithë vendin gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe kudo dëgjoi ankesa mbi Obamacare.
“Ka qenë një katastrofë,” tha Trump, duke e përshkruar Obamacare si “të vdekur në thelb”.
Kongresmenët Republikan më në fund kaluan versionin e legjislacionit që kishin dërguar në Kongres, dje pasdite dhe menjëherë morën autobusët që të shkonin në Shtëpinë e Bardhë.
/Veritas.com.al/