Shefi i Degës së Krimeve në Komisariatin e Mirditës Klajdi Osmani është kapur në fushatën elektorale të Dibrës, ku po zhvillohet beteja mes maxhorancës dhe Opozitës për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë. Një foto e ardhur në media nga dëshmitarë të fushatës politike elektorale, pasqyron oficerin e Policisë dhe shef i krimeve të një rrethi fainj (Mirditë), Klajdi Osmani, në një mbledhje të celulës drejtuese të fushatës politike në favor të maxhorancës.
Këtë fakt e denoncoi edhe Partia Demokratike, në opozitë.
Oficeri i Policisë e ka të ndaluar me ligj që të marrë pjesë në aktivitete politike; aq më pak në një fushatë elektorale.
Partia Demokratike shtoi edhe një krim tjetër, të dyshuar, atë të pjesëmarrjes së Klajdi Osmanit në trafiqet e drogës. Sipas kësaj dëshmie, mendohet se ky ushtron influencën e trafiqeve mbi politikën.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, tha sot se angazhimi i shefi i krimeve në Mirditë, Klajdi Osmani, i angazhuar në fushatën elektorale të PS në Dibër, është i lidhur me trafikantët e drogës. Ai u fotografua në një takim elektoral me ish –deputetin e PS, Arben Ndoka dhe vëllain e kandidatit për kryetar bashkie të Dibrës, Muharrem Rama (lexo më poshtë lajmin e publikuar nga Lapsi.al)
“Përkrah trafikantit të femrave Arben Ndoka, në fushatën elektorale të Dibrës, Edi Rama ka çuar, siç e shihni në këtë foto të publikuar nga mediat, shefin e krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani. Ky person i njohur si garant i trafikantëve të drogës në Mirditë, është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër”, tha Ristani.