Pasi ka dështuar në qëllimin e vet për të mos lejuar punimet e Kuvendit, Opozita ka gjetur punë duke iu drejtuar selisë së KQZ. Lulzim Basha, kryetar i PD iu ka kërkuar protestuesve të shkojnë së bashku drejt KQZ-së, ku sipas tij do dorëzohen qindra mandate. KQZ ndodhet pranë katedrales ortodokse, ku nuk ka prani policie.
Më herët ka pasur flakë e tym tek parlamenti, Protestuesit i vunë zjarrin gomave dhe karikaturave të bëra për kryeministrin Edi Rama dhe zona e protestës është mbuluar nga tymi. Po kështu ata kanë lagur me ujë efektivët e policisë dhe kanë hedhur ndaj tyre sende të forta e drurë. Protestuesit hedhin vazhdimisht shashka e tymuese në oborrin e parlamentit dhe me vuvuzela kërkojnë largimin e kryeministrit. “Rama ik!” kanë qenë thirrjet e tyre. Ndërkohë një ambulancë ka marrë me barelë një prej protestuesve i cili është ndjerë keq.
Opozita e bashkuar proteston sot sërish kundër qeverisë. Protesta ka nisur në orën 10:00 në të njëjtën kohë kur Kuvendi zhvillon seancën plenare.
Kjo është e katërta protestë e opozitës që prej 16 shkurtit. Të gjitha protestat janë quajtur të dhunshme nga OSBE dhe institucione të tjera të Demokracisë e Stabilitetit.
Veritas.com.al/