Majtistë të spikatur të BE, ose anëtarë të grupimit të shpallur “mafioz” të Soros që flasin në emër të BE, kanë mbërritur ose kanë dërguar fjalë në Tiranë se “Opozita duhet të shkojë në Parlament”. Kryetari i Opozitës iu është përgjigjur këtyre zërave që nga çadra e protestës. “Opozita e ka Parlamentin këtu në protestë!”- ka thënë.

“Opozita e ka vendosur parlamentin e saj, deri sa të plotësohen kushtet, parlamenti i saj është këtu me njerëzit. Dy mundësi ka, mposhtja e popullit ose mposhtja e një qeverie që ka bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Zgjedhje fasadë në Shqipëri nuk do të ketë më që këtej e tutje”, theksoi kreu i opozitës Lulzim Basha.

Eurokomisioneri për zgjerim Johannes Hahn dhe raportuesi i Shqipërisë në PE Knut Fleckenstein vlerësuan protestën paqësore por deklaruan që opozita duhet të rikthehet në Parlament pasi aty zhvillohen debatet.

Ndërkohë PD dhe aleatët opozitarë përmes protestës kërkojnë krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje demokratike.

Veritas.com.al/