Pavarësisht faktit se ai e ka pranuar se marrëveshja e Prespës, ku u vendos edhe ndryshimi i emërtimit të emrit në Maqedoni të Veriut, është një realitet, shtesën e vendosur ai nuk do ta thotë zëlartë si Zoran Zaev.

Ky i fundit, deklaroi pas zgjedhjeve lokale se do të japë dorëheqjen nga roli i tij si kryeministër.

Por, ai ende nuk e ka marrë hapin përfundimtar. Për këtë shkak, Mickoski i ka vendosur një afat 24-orësh për dorëheqje faktike.

Në të kundërt, ai do të kërkojë në Parlament një mocion mosbesimi.

Ndër të tjera, Mickoski pretendon se i ka 61 votat e nevojshme për të formuar një qeveri të re. Kjo, pa pasur nevojë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Gjithsesi, nuk ka siguri mbi pohimet e tij, pasi disa deputetë nga partitë shqiptare, e kanë mohuar pjesëmarrjen në një koalicion qeverisës me Mickoskin.

Duke u ndalur sërish tek marrëveshja e Prespës, ai ravijëzoi disa aspekte të saj.

“Nuk mund të jemi hipokritë dhe të themi se ajo nuk është një realitet. Ata të cilët morën pjesë në zgjedhje përballë nesh, janë pjesë e atij realiteti. A do të sillemi qorrazi ndaj saj duke i dhenë hapësirë Zaev-it dhe LSDM-së për të shkatërruar Maqedoninë? Jo!”.

Përtej këtij qëndrimi, ai nuk e përjashtoi faktin se do të ulet në tavolinë me partnerët për të njëjtat çështje.

“Ndajmë vlerat tona me ato të Bashkimit Evropian. Do të punojnë me përkushtim në përmbushjen e tyre”, përmbylli Mickoski.