Partia Socialiste i ka hapur dritën jeshile kandidimit nën siglën e kësaj partie edhe të disa prej deputetëve aktual të opozitës parlamentare.

 Deri me tani, prej blerjeve të reja në skuadrën e PS për garën e 25 Prillit tre kandidatë, vinë nga LSI dhe një nga PDIU. Ndërkohë mësohet se negociatat vijojnë edhe me 2 deputetë te tjerë nga grupi parlamentar demokrat.

Burime nga PS i konfirmuan Top Channel se deputetja e Dibrës nga radhët e PDIU-s Reme Lala do të jetë në listën e PS në Tiranë dhe se ajo disa ditë më parë ka marrë pjesë në mbledhjen e kandidatëve për deputet të qarkut Tiranë në selinë rozë. Edhe Edmond Rrushi që hyri në parlament nga listat e LSI ka qenë pjesë në këtë mbledhje duke konfirmuar kështu një vend në listën e PS Tiranë. Ylli Shehu është një tjetër deputet i LSI që do ti bashkohet PS por konfirmimin ua la ta bëjnë drejtuesit e PS.

E para që hapi serinë e merkatos elektorale të PS, ishte Ediola Brahaj, deputete nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila po bën një fushatë elektorale aktive në krah të Bledi Cucit drejtues politik në Gjirokastër. Top Channel po ashtu mëson se PS është në negociata edhe me dy deputetë nga Grupi Parlamentar Demokrat të cilët janë Alban Zeneli dhe Halit Valteri të cilët në zgjedhjet e vitit 2017 ishin kandidatë në listat e partisë demokratike. Deputetët e opozitës së re do të shfaqen edhe në listat e partisë demokratike, megjithëse u anatemuan si tradhtarë prej saj se pse hynë në kuvend në vendet që la bosh PD. I konfirmuar si kandidat në listat e PD është deputeti Artur Roshi i ballit kombëtar./ TCH/

VERITAS.COM.AL