Qeveria e Mitsotakis po kritikohet jo vetëm nga vendet e Bashkimit Evropian si Gjermania edhe Spanja për pengesat që po i vendos Shqipërisë dhe kushtet për lirimin e Belerit, por edhe nga faktorët opozitarë në vend.
Syriza, paria më e madhe e opozitës në Greqi, akuzon Mitsotakis se po përdor arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për përfitimet e tij.
“SYRIZA mbështet në mënyrë të vendosur dhe të palëkundur perspektivën e anëtarësimit europian të Ballkanit Perëndimor. Fatkeqësisht, në vend të një strategjie të strukturuar në Ballkan, Greqia promovon politikën e Mitsotakis, e cila i jep përparësi interesave të tij mikropolitike dhe balancave të brendshme partiake dhe jo interesave dhe rolit të Greqisë në rajon”, thuhet në deklaratën e saj.
Partia më e madhe opozitare, Syriza, në deklaratën e saj ironizon qëndrimet e kryeministrit të vendit, Mitsotakis:
Qeveria greke ka paralajmëruar se do të vendosë veto për të mos lejuar hapjen e kapitujve negociues të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, në rast se Tirana zyrtare nuk liron Belerin. por më shumë se një herë kryeministri shqiptar ka përsëritur se kjo është çështje që i përket drejtësisë.