Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën i pari sot në seancën plenare, duke sqaruar se zgjodhi të flasë në fillim pasi më pas do të largohej drejt Italisë.
Ai e cilësoi protestën jo të popullit por një reagim nga pallati i politikës. Sipas tij opozita është në rrugë pa krye dhe ka marrë një vendim politik vetëvrasës.
“E mora këtë fjalë që në fillim pasi pastaj më duhet të largohem për të shkuar matanë detit dhe për të bërë përpjekjen time për të shpjeguar për publikun e Italisë se çka lajmet kanë shfaqur me ato pamje shqetësuese se nuk është një protestë popullore por reagim nga pallati i politikës nga ajo pjesë që për asnjë moment nuk pati sensin e realitetit dhe reflektimit mbi vetveten në radhë të parë. Ajo çka ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye ku e vetmja gjë e re është një vendim politik vetëvrasës i udhëheqjes politike të opozitës si rezultat i humbjes së vetvetes.
Sot jemi në kushtet e një seriali të njohur”, tha Rama.
Veritas.com.al/