-Deklaratë e partive satelite të opozitës jashtë- parlamentare-

Krerët e 5 partive aleate historike të Partisë Demokratike, Fatmir Mediu i PR, Agron Duka i PAA, Nard Ndoka i PDK, Dashamir Shehi i LZHK dhe Vangjel Dule i PBDNJ, zhvilluan një bashkëbisedim të hapur me qytetarët në Kamzë.

Në këtë organizim, që tashmë njihet si ‘Forumi për Zgjedhje të Lira’, u diskutua mbi për krizën politike, institucionale dhe ekonomike në të cilin ndodhet vendi.

Krerët e partive opozitare kërkuan nga qytetarët që të vijojnë rezistencën e tyre, të marrin pjesë masivisht në protestën e datës 8 qershor, si dhe i bënë thirrje Presidentit të Republikës, si i vetmi autoritet kushtetues, të deklarojë ‘shtyrjen e zgjedhjeve lokale me 6 muaj’.

Veritas.com.al/