KOMENT
Ndryshimet klimaterike duket se këtë vit kanë qenë të dukshme në të gjithë botën. Nga të dhënat e fundit rezulto në oqeanet kanë arritur temperaturën e tyre më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa thithin ngrohtësinë nga ndryshimet klimatike, me pasoja të tmerrshme për shëndetin e planetit tonë.
Sipas shërbimit të BE-së për ndryshimet klimatike Copernicus, temperatura mesatare ditore globale e sipërfaqes së detit ka mposhtur një rekord të vitit 2016. Ajo arriti në 20.96C. Kjo është shumë më e lartë se mesatarja për këtë periudhë të vitit.
Oqeanet janë një rregullator jetik i klimës, pasi ato thithin nxehtësinë, prodhojnë gjysmën e oksigjenit të Tokës dhe nxisin modelet e motit. Ndërkohë si pasojë e ngrohjes, bën që ato ta kenë më të vështirë dhe më pak aftësi që të thithin dioksid karboni, që do të thotë se më shumë nga ai gaz që ngroh planetin do të qëndrojë në atmosferë.
Gjithashtu për shkak të ngrohjes globale, po përshpejtohet shkrirja e akullnajave që derdhen në oqean, duke çuar në një rritje më të madhe të nivelit të detit. Oqeanet më të nxehta dhe valët e të nxehtit shqetësojnë speciet detare si peshqit dhe balenat ndërsa lëvizin në kërkim të ujërave më të freskët, duke prishur zinxhirin ushqimor. Ekspertët paralajmërojnë se mund të preken rezervat e peshkut.
Disa kafshë grabitqare, duke përfshirë peshkaqenët, mund të bëhen agresive pas temperaturave të nxehta.
“Uji ndihet si një banjë kur hidhesh brenda. Tani për tani ka një zbardhje të gjerë koralesh në shkëmbinjtë e cekët në Florida dhe për shkak të ngrohjes së ujit shumë korale tashmë kanë ngordhur,” thotë Dr Kathryn Lesneski, e cila po monitoron një valë të nxehtë detare në Gjirin e Meksikës për Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës.
Shkencëtarët janë gjithashtu të shqetësuar për kohën e këtij rekord të thyer.
“Është e kthjellët të shohësh që ky ndryshim po ndodh kaq shpejt. Ne patëm një valë të nxehtë detare 247 ditore në MB midis gushtit 2022 dhe prillit 2023,” thotë profesor Mike Burroës i cili po monitoron ndikimet në brigjet e detit skocez me Shoqatën Skoceze për Marinën.