Kryeministri Viktor Orban pohoi se Hungaria do të rezistojë çdo përpjekjeje për “shantazh” në drejtim të zbutjes së qëndrimit të tij mbi emigrantët në prag të votës në parlamentin e BE për të censuruar qeverinë e tij populiste.
Orban denoncoi si fyes për nderin e Hungarisë një raport të paraqitur në asamblenë e Strasburgut që akuzon qeverinë e tij se po paraqet “një kërcënim për sistemin” e vlerave të demokracisë mbi të cilat është krijuar BE.
Parlamenti Europian do të votojë të Mërkurën nëse do të nisë procedurat e paprecedentë për sanksione politike kundër Hungarisë, dhe ndarjet e thella kontinentale mes centristëve pro- Europian dhe populistëve anti- emigracion.
“Sidoqoftë ju do ta merrni vendimin, por Hungaria nuk do të aderojë në këtë shantazh””, iu tha deputetëve Orban shumë i zemëruar dhe iu tha se e ka mbledhur mendjen për të aktivizuar artikullin shtatë të traktatit të BE dhe për të kërkuar masa që pengojnë të drejtat e votimit të qeverisë së tij.
Veritas.com.al/