Kryeministri i Hungarisë do të presë udhëheqësin e fraksionit kryesor të qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian për të diskutuar mundësinë e largimit të partisë hungareze ne pushtet nga grupi.

Zyra e kryeministrit Viktor Orban tha të hënën se takimi me Manfred Weber, president i Partive Popullore Evropiane,  do të mbahet të martën në Budapest.

Disa anëtarë më të vegjël të Partisë Popullore Evropiane kanë bërë thirrje për dëbimin e partisë Fidesz të Orbanit , pjesërisht për shkak të një fushate të qeverisë në Hungari kundër politikave të emigracionit të BE.

Reklamat paraqesin Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, i cili është një politikan i PPE, me financierin hungarezo-amerikan George Soros. Orban pretendon se Soros po ndikon drejtuesit e BE për të lejuar një numër të madh të emigrantëve kryesisht myslimanë për të ardhur në Evropë.

Weber ka bërë thirrje që Orban ti japë fund fushatës dhe të kërkojë falje për të.

VERITAS.COM.AL/