![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2018/05/Donald20Trump20microphones.jpg.jpg_11409906_ver1.0_640_360.jpg)
Presidenti Donald Trump pritet të shpallë të Martën vendimin e tij se do të lejojë të vazhdojnë sanksionet kundër Iranit. Ky është hapi i parë drejt vendimit për tërheqjen e Amerikës nga pakti nuklear me Iranin- sipas zyrtarëve Amerikan dhe një personi të afërt me planin- raporton CNN.
Megjithatë, sanksionet do të duan muaj për të hyrë në fuqi, derisa qeveria e Shteteve të Bashkuara të krijojë garancitë për bankat dhe kompanitë.
Zyrtarët gjithashtu thonë se asgjë nuk është përfundimtare derisa Trump të bëjë deklaratën e tij nga Dhoma Diplomatike e Shtëpisë së bardhë në ora 2 p.m.( sipas orës lokale).
Veritas.com.al/