
(FOTOT: Në një studio të BBC News)
Me këtë titull paraqiten sot lajmet e BBC mbi zgjedhjet në Amerikë. Më poshtë BBC shkruan se “Trump po tund bastionet e Demokratëve.
Më poshtë publikohen shkurtimisht ngjarjet e fundit që lidhen me fushatën Presidenciale.
Donald Trump ka planifikuar të vizitojë pesë shtete në më pak se nëntë orë, duke përfshirë edhe bastionet e Demokratëve.
Sondazhet tregojnë se Trump e ka ndarë rezultatin në kryesim ndaj Clinton në shtetet kryesore.
Hillary Clinton do të shfaqet sot në Cleveland me “star-in” e basketbollit, LeBron James
Më parë, Trump është marrë nxitimthi nga skena e foltores në Nevada pas një alarmi se dikush me poster në duar, ishte i armatosur. Por lajmi ishte false.
Më shumë se 40 milion hodhën votën në procesin para 8 Nëntorit ose në votimet e hershme
/Veritas.com.al/