Kandidati Republikan, Donald Trump u nxor jashtë me ngut nga Forcat e Sigurisë në kohën kur po fliste në mitingun e Reno, të Nevada. Alarmi rezultoi false, sipas autoriteteve.
Një burrë që mbante në dorë një tabelë ku shkruhej “Republikanët kundër Trump” rrethua në kohën kur disa thanë se ai kishte armë.
Kandidati Trump u kthye në foltore pas pak minutave.
Kandidati Republikan tha se ka shënuar shtetet që shihen më shumë si “bastione” të demokratëve dhe do ti vizitojë deri të Martën- dita e Zgjedhjeve. Në këtë kuadër ai do të vizitojë shtetin Pennsylvania, Michigan dhe gjithashtu Minnesota, ku nuk është votuar për Republikanët që në vitin 1972. Të shtunën mbrëma kur ndodhi incidenti, Trump kishte ndaluar e po fliste në Reno.
Kur rifilloi fjalimin ai tha: “Kush ka thënë se do të jetë e lehtë për ne? Askush…Dua të falënderoj forcat e Shërbimit Sekret”.
/Veritas.com.al/