Thomas Greminger, sekretar i Përgjithshëm i OSBE, që nga Tirana ka bërë shenjë miratimi dhe ka thënë në anglisht: “Go on!’(vazhdoni), duke nënkuptuar reformat që do të miratohen në Kuvend.
“Reforma zgjedhore dhe reformat e tjera duhet të vazhdojnë me kontributin e deputetëve të rinj në parlament”. Kështu mësohet t’i ketë thënë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimit Evropian, Thomas Greminger, kryeparlamentarit shqiptar, Gramoz Ruçi, gjatë një takimi të përbashkët në Austri.
Teksa përshëndeti edhe rifillimin e punës së komisionit të reformës zgjedhore, me pjesëmarrjen edhe të deputetëve të rinj të opozitës, të cilët po plotësojnë vendet ne Kuvend.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e falënderoi Greminger për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë, për marrjen e kryesisë së OSBE-së në vitin 2020 dhe në mënyrë të veçantë për gatishmërinë e ODIHR-it për të monitoruar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Veritas.com.al/