Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nënshkroi këtë të shtunë dekretin që mandaton Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re. Në njoftimin e publikuar nga Zyra e Presidentes në Prishtinë thuhet se vendimi u mor pas propozimit të Partisë Lëvizja Vetëvendosje e cila ka fituar numrin më të madh të vendeve në Kuvend nga rezultatat e zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, AlbinKurti ka tashmë 15 ditë kohë që të paraqesë përbërjen e Qeverisë së Re të Kosovës dhe të kërkojë Miratimin nga Kuvendi. Kabineti i propozuar, për t’u miratuar duhet të siguriojë të paktën 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë, vota që Albin Kurti nuk i ka.

Nëse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje nuk arrin të sigurojë mbështetje nga 61 deputetë të kuvendit, Presidentja Osmani do të ketë një afat prej 10 ditësh për të mbledhur partite për konsultime dhe të vendosë se kush do të jetë i mandatuari që ka shancet më të mëdha për të formuar qeverinë.

Nëse Kurti dështon, edhe i mandatuari i dytë do të ketë një afat prej 15 ditësh për të dorëzuar përbërjen e Kabinetit të Ri qeveritar në Kuvend.

Nëse edhe përpjekja e dytë për formimin e qeverisë do të dështojë, atëherë Kushtetuta  e Kosovës parashikon se Osmani duhet të shpallë zgjedhje të reja Parlamentare, zgjedhje këto që duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga njoftimi i saj.

Në zgjedhjet Parlamentare të 9 Shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje arriti që të marr 48 deputetë dhe për të formuar një koalicion qeverisës do t’i duheshin të paktën edhe 13 deputetë të tjerë.

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar bisedime me Partinë Nisma të drejtuar nga Fatmir Limaj ndërsa I ka bërë dy here ftesa publike për bashkëpunim edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Partia e Albin Kurtit ka refuzuar bashkëpunimin me Listën Serbe si dhe me Partinë Demokratike të Kosovës për formimin e një qeverie të re .

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *