BE ka rënë dakord për shtyrjen e Brexit deri në 31 Janar 2020, sipas një tëitimi nga presidenti i Këshillit të Evropës.

Donald Tusk tha se blloku mund të lejojë një të ashtuquajtur “flextension” –“duke nënkuptuar që Mbretëria e Bashkuar mund të largohet përpara afatit nëse marrëveshja aprovohet nga Parlamenti.

Kjo ndodh teksa anëtarët e Parlamentit përgatiten të votojnë mni propozimet e bëra nga Boris Johnson për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në 12 dhjetor.

Grupimet SNP dhe Lib Dems gjithashtu kanë propozuar zgjedhje në 9 dhjetor.

Teksti draft i marrëveshjes për 27 ambasadorët e vendeve të BE- që është parë nga BBC- gjithashtu përfshin angazhimet që Marrëveshja e Tërheqjes në daljen e UK nga BE nuk mund të rinegociohet në të ardhmen.

UK ishte bërë gati të linte BE ditën e  Enjte, por zotit Johnson i është kërkuar që të kërkojë një shtyrje nga blloku pasi Parlamenti dështtoi të bjerë dakord mbi marrëveshjen e Brexit.

Kryeministri në mënyrë të përsëritur ka thënë se UK do ta lërë BE-në në 31 Tetor si afat i fundit “ta bëjë ose vdekje, por ligji- i njohur si akti Ben- gjithashtu kërkon prej tij që të pranojë ofertën.

VERITAS.COM.AL/