Një ditë përplasjes të banorëve ‘Astir’, më shumë me politikanët e vet se me policinë; por edhe ditë humori. Politika e etyre kishte një vit që i përdorte banorët për të fituar ndonjë gjë për vete. Por sot që është dita e fundit, sepse që nesër nis Unaza e Madhe e nuk ka më vend për protesta, një ish- deputete e PD ka ëndërruar se një protestues ‘do të viqë’. Poe shkruaj kaq keq ‘do të vdiqë’ sepse zonja vetë nuk flet mirë.

Ish deputetja Ariola Pampuri menjëherë njoftoi mediat se ‘një banor i Astirit vdiq’. Pas pak vetë Pampuri tha: ‘Ku është ai që vdiq? Paska ikur! Jo nuk diq’.

Lojëra të shëmtuara të këtyre politikanëve që bëjnë sikur janë me popullin që ‘e vdesin dhe e ngjallin’ kur të duan.

PD-ja, nëpërmjet ish-deputetes Oriola Pampuri tha fillimisht se në zonën e “Astirit” ka mbetur i vdekur një person. Por në një prononcim ekskluziv për ‘Tirana Today”, ish deputetja e hodhi poshtë këtë tezë.

Në bazë të informacione që ajo kishte marrë nga mjekët, personi që ishte përplasur me policinë, ishte në gjendje kritike. Në media lajmi u përhap në kohë reale, duke shkaktuar panik.

Por fatmirësisht nuk bëhet fjalë për asnjë person që të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Këtë e konfirmoi edhe Ministria e Shëndetësisë.

 

“Tirana Today” komunikoi me ish-deputeten e PD-së, pasi gjatë një lidhje ‘live’ në “Abc News”, lëshoi deklaratën ‘bombë’. Sipas saj, një person kishte ndërruar jetë dhe autoritetet po fshihnin këtë fakt. Në fakt, personi në fjalë është duke marrë trajtim në Spitalin e Traumës, dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto, i lënduari qëndron ulur vetë pa ndihmën e asnjë personi, duke pasur të gjithë parametrat shëndetësor në rregull dhe është gati për të lënë spitalin.

 

Veritas.com.al/