TIRANË- Këtë të mërkurë, çel siparin Panairi i 27-të i Librit, i cilësuar si një prej ngjarjeve më madhore kulturore në vend. Panairi do të zhvillohet në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
Motoja e panairit të këtij viti është “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”.
Nën mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kjo festë e librit nis sot do të vijojë deri më 17 nëntor, për t’u dhënë mundësi lexuesve të njihen me botime të reja.