Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku edhe po mbahet Panari më i madh ndërkombëtar në botë të Turizmit. Shqipëria është përzgjedhur “Vendi i nderit për vitin 2025”.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e zhvilluar përpara hapjes së Panairit, kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria ka ndryshuar panoramën e saj, nëse ishte e izoluar nga e gjithë Europa para viteve ’90, tashmë ka rritjen më të shpejtë si destinacion turistik në botë.

“Ne nuk ankohemi, dhe ju duhet ta dini se ne Shqipëria, ishim i vetmi vend n Europë pas luftës së dytë botërore që kishim më shumë hebrenj dhe kemi një bilanc tejet të pastër, pa asnjë hebre që i është dorëzuar nazistëve dhe Shqipërisë i është dhënë statusi, titulli “e drejtë mes kombesh”. Shumë prej mbrotëjsve të hebrenjve ishin myslimanë. Jemi vendi më i mirë edhe për turistët sepse “në të drejtën tonë zakonore,  thuhet shtëpia e shqiptarët i përket Zotit”. Presim me padurim të kemi më shumë hebrenj, ejani në Shqipëri do të kurseni më shumë se sa në Greqi”, tha Rama.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *