Një 32-vjeçare ka sulmuar me thikë 5 persona në një autobus në Gjermani në lagjen Eiserfeld të Siegen. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 gushtit rreth orës 19:40, ndërsa 3 prej të plagosurve raportohet se janë në rrezik për jetën.
Sipas policisë, autobusi rajonal R22 ishte nisur për në festivalin e qytetit në Siegen. Në momentin e krimit në autobus ndodheshin të paktën 40 pasagjerë, mes të cilëve fëmijë dhe të rinj. Dëshmitarët okularë raportuan skena të tmerrshme, ndërsa thanë se të plagosurit humbën shumë gjak.
Për momentin nuk flitet për një sulm terrorist, tha policia. Sipas informacioneve të BILD, autori gruaja kishte probleme mendore dhe mendohet se ka qenë nën efektin e drogës.
Sulmi vjen saktësisht një javë pas goditjes me thikë fatale në qytetin Solingen të Rhine-Westphalian, ku një sulmues me thikë vrau tre persona dhe plagosi tetë të tjerë.
Autori i dyshuar i atij sulmi, një shtetas sirian 26-vjeçar, ndodhet në paraburgim. Grupi terrorist Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për krimin, megjithëse autoritetet gjermane janë ende duke hetuar besueshmërinë e pretendimit.
Policia e Siegen u bëri thirrje qytetarëve “të mos përhapin lajme të rreme në rrjetet sociale apo kanale të tjera dhe në veçanti të mos bëjnë asnjë referencë për një sulm terrorist”.