Koment/ Përmes një analize të gjatë të titulluar “JA SI RAMAFORMA E LA VENDIN PA GJYKATË KUSHTETUESE” dhe të shoqëruar me dy video ilustruese, kryetari i republikës përpiqet të argumentojë se si Kryeministri Rama dhe Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ushtruan presion dhe bllokuan funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe rrjedhimisht edhe plotësimin e Gjykatës Kushtetuese për dy vite rresht.

Në argumentat që jep në analizën në fjalë te publikuar në rrjetin social Facebook, Presidenti Meta deklaron se Ramaforma nuk e donte Gjykatën Kushtetuese funksionale, sepse vetëm kështu nuk kishte se kush t’i kontrollonte vendimmarrjet antikushtetuese që ai realizoi si psh me Ligjin për “Shembjen e Teatrit Kombëtar, Kontratat Koncesionare të PPP-ve të miratuara nga Qeveria, Vendimet e Këshillit të Ministrave, të marra në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe me interesat e shtetasve shqiptarë etj.

Kreu i Shtetit thekson se pa Gjykatë Kushtetuese, nuk kishte ku të ankohej as Opozita, as Presidenti, as grupet e interesit dhe as qytetarët për çdo shkelje kushtetuese të qeverisë dhe kuvendit; Pa Gjykatë Kushtetuese dhe me një PPP të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese, mbretëria Ramaformë, do të ishte e pagjykueshme, e pakontrollueshme dhe e pahetueshme nga askush.

Por jo vetëm kaq, Presidenti Meta thekson ndër të tjera se ndërkohë që kanë kaluar 3 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, jo vetëm nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, por as Gjykatë të Lartë funksionale dhe as Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Veritas.com.al/