Papa Françesku fajësoi Evropën dhe Shtetet e Bashkuara për vdekjen e fëmijëve në Siri, Jemen dhe Afganistan në një fjalim këtë fundjavë, duke deklaruar se nuk do të kishte me luftëra nëse vendet e pasura Perëndimore nuk do prodhonin dhe shisnin armë.

Duke folur në Vatikan për studentët dhe fakultetin nga Instituti San Carlo i Milanos, Papa bërtiti me zë në rritje nga zemërimi se arsyeja e luftërave qe kane ndodhur në Jemen, Siri dhe Afganistan është për shkak se “Europa dhe Amerika e pasur shesin armë për të vrarë fëmijët dhe për të vrarë njerëz “.

Çuditërisht, përmendja eksplicite e Papës për Europën dhe Shtetet e Bashkuara nuk shfaqet në transkriptin zyrtar të Vatikanit të adresës së të shtunës, por mund të dëgjohet në regjistrimin video të eventit.

“Jam i sigurt që të gjithë ju e doni paqen. Dhe pse ka kaq shumë luftëra? Për shembull, në Jemen, në Siri, në Afganistan. Pse? Nëse nuk do te kishin armë, nuk do të benin lufte. Pra, pse bëjnë luftë? Sepse ne … Europa e pasur, Amerika, shet armë për të vrarë fëmijët, për të vrarë njerëz. Ne jemi ata që bëjnë dallimin! ”

“Dhe ju duhet t’i thoni këto gjëra në mënyrë të qartë, pa fjalë te vogla, pa frikë,” vazhdoi ai. “Dhe në se ju të rinj nuk jeni në gjendje t’i bëni këto pyetje, të thoni këto gjëra, nuk jeni të rinj, ka diçka që mungon në zemrën tuaj që duhet të bëjë që gjaku juaj të vlojë”.

“A e kuptoni? Ne jemi ata që bëjnë dallimin. Edhe me sisteme ekonomike të padrejta edhe duke ndërtuar armë për të vrarë të tjerët, “tha ai.

“Në ndërgjegjen e një kombi që prodhon armë dhe i shet ato është vdekja e çdo fëmije, çdo personi dhe shkatërrimi i familjeve”, tha ai.

“Gjithmonë duhet të pyesim veten për këto çështje të pakëndshme”, përfundoi Francesku. “Ka pyetje që kurrë nuk do të kenë një përgjigje, por duke i bërë pyetjet ne do të rritemi dhe të bëhemi adulte me shqetësim në zemrën tonë. Dhe atëherë jini te vetëdijshëm se jemi ne ata që bëjnë dallimin. ”

Veritas.com.al/