
At Georg Gaenswein ” shkarkohet për një kohë të pacaktuar” nga Papa Françesku. Thashethemi per sekretarin historik të Papa Ratzinger vjen nga shtypi gjerman, dhe është një tërmet në Vatikan. Lajmi u publikua nga gazeta Die Tagespost: këtë mëngjes Monsignor Gaenswein nuk ishte i pranishëm në audiencën e përgjithshme dhe nuk ishte i pranishëm gjatë audiencës private të Bergoglios me Zëvendës Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence dhe Presidentin e ri të Argjentinës Alberto Fernandez.
Pas disa orësh, arrin korrigjimi i sikletshëm i Selisë së Shenjtë: mungesa e Atit Georg kishte ardhur për shkak të një “rishpërndarje të zakonshme të angazhimeve dhe funksioneve të ndryshme të Prefektit të Familjes Papale”, i cili, siç dihet, “mbulon edhe rolin e Sekretarit të veçantë te Papës Emeritus ”Benedikti XVI.Tempizmi, megjithatë, është i dyshimtë: në javët e fundit kishte shpërthyer rasti i përplasjes së brendshme midis Bergoglios dhe Ratzinger.
Veritas.com.al