Papa Françesku u dërgua sot në spitalin Gemelli në Romë pas një auditori të përgjithshëm të mbajtur në Vatikan për një ekzaminim mjekësor sipas mediave në Itali.
Gjatë fjalës së tij para auditorit, Papa tha se ai nuk ishte shëruar plotësisht, ai reduktoi orarin e tij gjatë ditëve të fundit për shkak të disa simptomave të ngjashme me gripin.
“Jam ende pak i ftohur, prandaj i kërkova Imzot Ciampanelli-t të lexonte katekzën e sotme”, u shpreh Papa. Edhe në audiencën me armenët teksin e përgatitur nuk e lezoi vetë por ia besoi bashkëpunëtorit të tij. .