Të gjithë kundër Papa Françeskut. Edhe Steve Bannon, ish-krahu i djathtë i Donald Trump, është kundër Bergoglios dhe po e bën duke organizuar një kurs për trajnimin e politikanëve katolikë konservatorë, në bashkëpunim me Institutin Dignitatis Humanae.

Me një fjale, një sulm i vërtetë ndaj kreut te Selisë së Shenjtë, qe së bashku me skandalet e nxjerra nga dosja e Monsinjor Carlo Maria Viganò duhet të bëje llogarite me “dyshimet” e ngritura  nga katër kardinalë konservatorë dhe qe kane si argument  kryesor hapjen e Bergoglios ndaj komunitetit  të te rimartuarve.

Midis këtyre kardinalëve është edhe Raymond Leo Burke, ultra-konservator dhe i lidhur me vetë Bannon. Nëse Vatikani raporton se po formulon një përgjigje adekuate ndaj dosjes se Viganò, që përmban një ftesë për Papa Françeskun për të dhënë dorëheqjen i akuzuar se ka mbuluar disa abuzime seksuale, e njëjta nuk mund të thuhet për “dyshimet” botuar në vitin 2016 dhe akoma  ne pritje të një replike.

Por Bannon specifikon se Bergoglio nuk duhet të japë dorëheqjen, pasi bëhet fjale për “Vikarin e Krishtit mbi Tokë”. Në të njëjtën kohë, megjithatë, thotë ish-shefi strateg i Shtëpisë së Bardhë se “Papa dhe Kisha nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mundur abuzimet seksuale”, për këtë “është e nevojshme të krijohet një Gjykatë e pavarur”. Për ti vene shkopinj ne rrota, gjykatës se minuar tashme te Bergolios mendon edhe krahu katolik italian mbështetës i Salvinit, ky i fundit i konsideruar nga Bannon si “një lider botëror”.

 

Veritas.com.al/