Udhëheqësit botërorë nxituan të urojnë republikanin Donald Trump pasi ai deklaroi fitoren ndaj Zëvendës Presidentes Demokratike Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, të cilat shfaqin një rikthim politik të Donald Trump, pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë katër vite më parë. Reagim pati nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

“Unë e vlerësoj përkushtimin e Presidentit Trump për qasjen “paqe përmes forcave” në çështjet globale, tha Presidenti i Ukrainës.

“Urime për rikthimin më të madh të historisë! Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës. Kjo është një fitore e madhe!” shkroi Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në X.

“Gati për të punuar së bashku ashtu siç dinim të bënim gjatë katër viteve. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, shkroi Macron në X.

I veçantë ishte urimi i Dmitry Medvedev, Kryetar i Këshillit të Sigurisë në Rusi.