Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo ka thënë se Shtetet e Bashkuara po imponon sanksionet më të forta më histori”” mbi Iranin.

Në një fjalim të mbajtur në Uashington me diplomatët kryesorë Pompeo tha se Irani do të jetë “në luftë për të mbajtur gjallë ekonominë”, pasi sanksionet do të kenë efekt.

Ai tha do të punojë ngushtë me Pentagonin dhe aleatët rajonal për të “”frenuar çdo agresion Iranian”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump këtë muaj  tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin, duke paralajmëruar sanksione të reja.

Veritas.com.al/