Sipas informacioneve te para, autori i gjestit, i vrarë nga policia me disa të shtëna me armë, ishte një nëpunës administrativ. Në bazë të gjestit ndoshta një larje hesapesh
Giovanna Pavesi /
Dje ë mëngjes, në Francë, një burrë me nje thikë u lëshua kundër disa policëve.
Agresori vdiq gjatë sulmit të armatosur në prefekturën e Parisit, i vrarë nga forcat e rendit me të shtëna armësh zjarri. Në fillim, në baze edhe te asaj që u raportua nga Le Parisien, agresoret ne brendësi te prefekturës së kryeqytetit francez ngjanin se ishin dy.
Kush ishte agresori
Sipas sipas asaj qe ka shtuar Le Figaro, personat e sulmuar ishin pesë dhe dy persona mbeten te plagosur rëndë. Sipas një burimi të sjelle për gazetën franceze,agresori ishte një agjent administrativ dhe ne baze te gjestit të tij mund të jete një larje hesapesh lidhur me një çështje sentimentale. Pak pas sulmit, stacioni i metrosë Cité u ndalua mbi linjën 4. Presidenti i Republikës, Emmanuel Macron dhe Ministri i Brendshëm, Chrisophe Castaner, mbërritën në vendin e masakrës.
Dinamika e sulmit
Sipas Corriere della Sera, autori quhej Mickael Son, ishte shurdh- memec dhe kishte lindur në 1974 në Fort-de-France, Martinique. Ishte konvertuar në Islam para 18 muajsh, së bashku me gruan, dhe ai që e bëri të ditur është transmetuesi francez Bfmtv. Rreth ores13 ai la zyrën e tij, rrëmbeu një thikë prej qeramike dhe u ngjit ne katin e siperm, ku filloi masakra. Pastaj zbriti dhe vrau dy policë të tjerë, me siguri nëper shkallë. Agjenti i fundit u vra në oborr. Për Le Parisien, në këto orë, numri i te vdekurve nga agresioni u rrit në pesë (përfshirë autorin e agresionit). Pasdite, policia ka kontrolluar shtëpinë e vrasësit dhe gruaja e tij është ndaluar. Lajmi u konfirmua gjithashtu nga prokurori i Parisit, Remy Heitz.
VERITA.COM.AL/