Qeveria franceze ka bllokuar përkohësisht një nga masat më të kontestuara të reformës mbi pensionet. Pas 38 ditë te grevës kombetare dhe manifestimesh, sindikatat arritën të përkulin vullnetin e Macron
“Ja dolëm! Larg duart nga pensionet “. Këto ishin britmat e gëzimit të mijëra demonstruesve që edhe sot, për te 38-ën ditë radhazi të grevës kombëtare, kanë pushtuar fjalë për fjalë rrugët e kryeqytetit parizien.
Lufta midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe sindikatave duket se është fituar nga këta të fundit,qe ja dolen, edhe pse përkohësisht, të bllokojnë projektligjin e ekzekutivit francez,qe ka vendosur të tërhiqet nga diskutimi për pensionet.
Kryeministri i Parisit, Edouard Philippe, ka njoftuar këtë mëngjes pezullimin e një prej pikave kryesore të reformës së sigurimeve shoqërore, domethënë për të caktuar moshën e re të daljes në pension në 64 vjec duke filluar nga 2022.
Megjithë fitoren e fresket të protestuesve mbi vullnetin politik të qeverisë Macron, dhjetëra mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të vazhduar të demonstrojnë mospajtimin e tyre ndaj kornizës se përgjithshme të ligjit të propozuar mbi pensionet që Franca do të pregatitet te adoptojë në muajt e ardhshëm.
Kjo ditë e 38-të e grevës bllokoi përsëri Ville Lumière, me një lumë njerëzish duke marshuar nga Place de la République në Place de la Nation, një rrugë prej mbi 3 kilometrash që përshkon gjithë pjesën jug-lindore të Parisit.
Edhe sot nuk kanë munguar infiltrimet e black block, jelekë verdhëve dhe njerëzve të dhunshëm që përfituan nga konfuzioni i demonstruesve për të shkatërruar gjithçka që gjetën gjatë rrugës. Dhjetra vitrina dyqanesh të thyera, makina dhe kaxane plehrash të djegura , dhe bomba Molotov kundër policisë, që i ështe përgjigjur valës së dhunës duke qëlluar plumba plastike dhe gaz lotësjellës kundër më të turbulluesve të korteut.
Jo vetëm Parisi por edhe qytetet e tjera franceze kanë qenë protagonist sot të korteut te demonstruesve që protestonin kundër reformës së pensioneve të Elizeut. Tuluzes, Renes, Marsejes, Bordos dhe Nantes, këto janë disa nga qytetet ku prefektura te ndryshme franceze kanë llogaritur praninë e afro 3 mijë demonstruesve. Numra padyshim ne discordancë me ato të deklaruara nga sindikatat më të mëdha të vendit (CGT dhe CFDT), të cilat pretenduan praninë e mbi 20 mijë njerëzve vetëm në qytetin e vogël të Tuluzes. Edhe në këto qytete, xhandarmëria franceze duhej të përdorte forcën për të shtypur sulmet e dhunshme të disa demonstruesve.
Pezullimi i përkohshëm i njoftuar nga qeveria franceze do të shtyjë adoptimin e moshës së pensionit në 64 vjec duke nisur nga 2027.Mbetet aktualisht akoma e ndalur vendosmëria e qeverisë për të paraqitur këtë projekt të sistemit te pensioneve universale në 24 janar në Këshillin e Ministrave dhe ta vendosë në prove në seancën publike pranë Asamblesë Kombëtare nga 17 shkurti në mënyrë te tille që të mund të miratohet para verës.
Propozimi i kompromisit i paraqitur nga sindikata më e madhe franceze, Cfdt, është të hapet një konferencë për të diskutuar financimin e sistemit të pensioneve të vendit. Conditio sine qua non (kushti)i sindikates bazohet në tërheqjen e moshës së ekuilibrit (64 vjec) propozuar nga ekzekutivi i Parisit.
Aktualisht, sindikatat franceze duket se e kanë fituar betejën, duke konfirmuar moshën e pensionit prej 62 vjec deri në vitin 2027. Do të shohim nëse do tja dalin ta fitojnë edhe luftën kundër Macron dhe ministrave të tij në një afat të gjatë.