(FOTO: Prak Geun-hye)

Me 234 pro dhe vetëm 56 kundër, parlamenti i Koresë së Jugut ka shkarkuar nga detyra presidenten e vendit, Park Geun-hye, e cila u përfshi në një skandal korrupsioni.

Mocioni kundër presidentes është pritur me gëzim nga qindra protestues, të cilët gjatë ditëve të fundit kanë mbushur sheshet e kryeqytetit.

Pas parlamentit, i cili ia delegoi kompetencat e presidentit të vendit kryeministrit aktual, Park pritet të dëgjojë edhe fjalën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për fatin e saj.

9 anëtarët e gjykatës janë vendosur në postet e tyre pikërisht nga presidentja e larguar.

Pas votimit në parlament, Park Geun-hye tha se e pranon solemnisht zërin e popullit dhe të parlamentit.

Presidentja koreano – jugore akuzohet për abuzim me pushtetin dhe ndihmën e dhënë një shoqeje të ngushtë për të zhvatur para në mënyrë abuzive nga kompanitë e Koresë së Jugut.

/Veritas.com.al/