Koment/
Parlamenti sot zhvilloi seancën e parë dhe lëshoi një rezolutë për shkarkimin nga posti të presidentit të Republikës, Ilir Meta. Shkarkohet apo nuk shkarkohet, kjo nuk ka më rëndësi, sepse presidenti u diskreditua; atij i dolën ‘lakrat’ e komplotit kundër zgjedhjeve dhe kundër kushtetutës, gjithashtu iu numëruan edhe disa krime të tjerë.
Që sot Parlamenti nuk e njeh më Presidentin që zgjodhi vetë para dy vjetësh, në kushtet e shtrëngesë së madhe: “Më mirë kriminelin në zyrën e presidentit se në rrugë”.
Në qoftë se ditën që ‘krimineli’ hyri në sallën e Presidentit, do të kishte ndodhur ndryshe, domethënë do të ishte lënë në rrugë ku e nxori jo vetëm fati i tij, por edhe lutja e popullit ndaj perëndisë: ‘na hiq qafe Ilir Metën’, atëherë tërbimi i Ilirit do t’i kishte pasur efektet minimale në krahasim me sot. Ai edhe mund të kishte harxhuar diçka nga pasuria e tij e pa matë dhe të kishte vrarë dy a tre politikanë, por me kaq, sot do të ishte në vendin e merituar…
Kryeministri i Republikës tha sot në Parlament se ‘Shqipëria ka bërë gjithçka dhe më shumë se për këdo për Ilir Metën”… Ai tha se deri në moshën 50 vjeç, Meta ka provuar të gjitha postet, që nga shtangist deri president. Ish presidenti dhe ish kryeministër, Berisha, ka thënë se Meta ka vjedhur floririn nga rezervat e shtetit. Të tjerë, kudo ku shikojnë një pallat, një minierë, një televizion, një dyqan, thonë: “këto janë të Ilirit e Monikës”
Prandaj bëri pyetje kryeministri Rama: ‘Çfarë tjetër i ka borxh Shqipëria?’
Por kur e bënë president, menduan se aty në atë strofull do të flejë kafsha grabitqare. Askush nga ata që e votoi për president, nuk e njihte Ilir Metën. I vetmi që ia ka njohur rrezikun po ta mbash afër, është Fatos Nano, lider i PS dhe ‘baba’ politik i Ilir Metës. Kjo është edhe një nga arsyet pse zoti Nano sot gëzon jetën e tij, por mundësisht ‘larg Ilir Metës’, edhe pa pushtet por larg ‘atij’.
Ndërsa këta të tanishmit kanë hyrë në këtë luftë. Nëse nuk e mundin Ilir Metën, atëherë këtu ka pasoja tragjike.
Pasoja e parë është shkatërrimi i shtetit dhe krijimi i një kaosi që do të donte të paktën gjysmë shekulli që të vinte në vijë; Ilir Meta i përket asaj race që as di e as e do shtetin.
Pasoja e dytë do të ishte katastrofa e vjedhjeve dhe kriminelëve. Këta bëjnë sikur flenë, por në fakt po presin që Iliri t’u bëjë ‘një vetull’ dhe këta të grabisin jetën e njerëzve.
Pasoja e tretë do të ishte banalizimi i gjithçkaje në këtë shtet; Tirana do të kthehej në një përrua të Skraparit ku pihet vetëm raki e luhet me tespiet e Baba Tomorrit; gjithçka moderne që është ngritur në këtë vend i bën hije species së Ilir Metës. Pasoja e katërt, këtij kombi do t’i vihej litari në grykë për ta kthyer në drejtimin e kundër që ka aspiruar. Meta dhe bashkëpunëtorët e tij janë shfaqur si shërbëtorë të Moskës për ta bërë Shqipërinë prè të Lindjes me të vetmin çmim: ‘na mbulo krimet, Moskë e dashur’. Do të vijë një moment kur do të lavdërohet Haxhi Qamili në këmbë të Ilir Metës.
Dhe pasoja më e fundit është se nëse nuk mposhtet përfundimisht specia Meta, atëherë këtu do të kemi përjetësisht vjedhje, banditizëm, mos- ndëshkim të krimit, republikë zhuli, budallallëk ekstrem, shtirje, dhe thikë pas shpine.
Sot nisi procedura e shkarkimit. Tani është vonë… E di pse është vonë? Sepse Ilir Meta dhe banda e kanë ditur që një ditë do të shkarkohen.
Prandaj kanë marrë dy masa të llahtarshme:
E para, kanë mbledhur para pa fund nga fondet publike që nga vitri 1992 dhe tani i kanë hedhur në fushë për të paguar ushtarë vdekjeje; deri edhe shpifës e sharës në internet kanë paguar. Kanë ndërtuar edhe skeletin e një shteti paralel që po e deklarojnë që nga ‘komitetet e shpëtimit’ pranë kutive të votimit. Militantët e tyre, që nga zyra e presidentit e deri në mediat e paguara, po kërcënojnë për luftë dhe terror. Ilir Meta, me sa duket, ka vendosur të digjet në turrën e druve që do të djegë kombin.
E dyta, Ilir Meta me ‘ushtrinë’ politike të liderëve të PD dhe LSI, prej kohësh po punon që të izolojë vendin nga Perëndimi, Europë dhe Amerikë. Te militantët e tyre kanë injektuar neveri dhe urrejtje ndaj Amerikës. Kjo është mina më e egër e rebelëve kundër lirisë dhe demokracisë së kombit. Mina që do të plasë sapo këta do t’u shpallin luftë qytetarëve të vendit. Në atë moment autoriteti i Amerikës dhe Evopës do të jetë shpërdoruar- sipas Metës etj., dhe aty marrin frenat në dorë- sipas tyre.
Ka mbetur që vetëm Perëndimi mund t’i japë fund kësaj specieje.
Veritas.com.al/